Adidas, Lacoste, Versace “prodhohen” në Kosovë

Kosova

Adidas, Lacoste, Versace “prodhohen” në Kosovë

Nga: H. Orana Më: 20 mars 2015 Në ora: 19:15

Në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë me mijëra produkte të falsifikuara dhe askujt nuk po I bën përshtypje ky problem. Këtë tashmë e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e bizneseve, madje e quajnë si sfidën më të madhe për tregun e Kosovës.

Edhe vetë kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu e kishte pranuar se ekziston diqka e tillë në Kosovë, duke theksuar se numri i ulët i inspektorëve të tregut nuk është arsyetim që duhet të pranohet për krijimin e një situate të tillë në sektorin e tregtisë.

Si produkte false që po qarkullojnë në Kosovë janë shumë nga produktet kozmetike, deterxhente, farmerka, patika, prezervativ e të tjera produkte. Produkte të tjera false në Kosovë ka edhe në fushën e teknologjisë, madje është raportuar se mijëra Iphone fals shiten në Kosovë.

Sa i përket veshjeve, thuhet se vetëm një nga dhjetë prej tyre që shiten në Kosovë, mund të jetë origjinale. Ndërkaq pjesa tjetër e garderobës që blihet në Kosovë, dyshohet të jetë false. Këto vijnë nga veshjet e importuara nga jashtë. Majde doganat jo shumë kohë më parë kishin ndaluar etiketa false të markave të njohura botërore si Adidas.

Si pasojë e kësaj, shumë produkte që prodhohen në Kosovë, u vendosen këto etiketa, duke e falsifikuar edhe vetë firmën dhe ua humbur besimin tek njerëzit. Përveq Adidas, në Kosovë prodhohen edhe produkte të tjera me emra të firmave të mëdha në botë si Lacoste, Versace, Prada, e të tjera./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat