Protestojnë studentët: “N’Prishtinë a n’Deti”!

Kosova

Protestojnë studentët: “N’Prishtinë a n’Deti”!

Më: 19 mars 2015 Në ora: 14:37

Një grup studentësh, rreth 100, kanë filluar protestën para Ministrisë së Financave, për siç kanë thënë, për të protestuar kundër biletave të shtrenjta të autobusëve që udhëtojnë nga Prishtina për në qytetet e rrafshit të Dukagjinit.

Ata në duar janë duke mbajtur parulla “Jo monopol”, “Pa biletë, pa tatim”, “N’Prishtinë a n’Deti”…, raporton Telegrafi.

Endrita Shabanaj, njëra ndër pjesëmarrëset ka theksuar se kërkojnë ulje të çmimit të biletës për rajonet Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë.

“Kërkojmë gjithashtu ndryshimin ose zhbërjen e marrëveshjes së fshehtë ndërmjet operatorëve të fshehtë ndërmjet operatorëve në këto rajone. Del se studentët nga qytetet e tjera, kilometrin e paguajnë prej rreth 3 centësh ndërsa studentët e këtyre rajoneve deri në 5 centë. Kërkojmë që të bëhet një ulje e çmimit të tyre”, ka thënë ndër tjerash Shabanaj.

Sipas saj, protestat do të vazhdojnë edhe më tutje deri në realizimin e kërkesave.

Kujtojmë se çmimi i biletave për studentët që udhëtojnë në linjat rrugore të sipërpërmendura kushtojnë katër euro, ndërsa për qytetarët e thjeshtë pesë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat