"Asociacioni i Komunave serbe krijesë etnike, jodemokratike! Qeveria e pranoj në Bruksel"

Kosova

"Asociacioni i Komunave serbe krijesë etnike, jodemokratike! Qeveria e pranoj në Bruksel"

Më: 19 mars 2015 Në ora: 14:11

Politologu Albinot Maloku, thekson se, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të ndodh dhe kjo gjë nuk ka pse ta shqetësojë Qeverinë e Kosovës tani.

"Arsyeja është e ditur dhe të gjithë janë të njoftuar, e më së shumti Qeveria e vendit e cila drejtpërdrejt AKS-në e ka pranuar në Bruksel. Si i tillë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe shikohet me dy dioptri, nga dioptria e Prishtinës zyrtare dhe dioptria e Beogradit zyrtar”, thotë Maloku.

Ai pohon se, Prishtina zyrtare e ka pranuar ASK-në më shumë për arsye pragmatike se sa të një presioni të fuqishëm ndërkombëtar, kurse Beogradi zyrtar e ka imponuar duke shpresuar e menduar tek krijimi i një mekanizmi që do të jetë dora kryesore e kontrollit mbi Kosovën.

“Formimin e çfarëdo asociacioni ligjet e vendit nuk e ndalojnë, pra nuk e ndalojnë as formimin e ASK-së e cila thellësisht është krijesë etnike e aspak në frymën e demokracisë. Ajo çfarë do të duhej shikuar është se çfarë kompetenca do të ketë, a do të jetë ASK ndonjë nivel tjetër i vetëqeverisjes lokale”, pohon ai.

Sipas tij, nëse këto ndodhin, rregullimi kushtetues-juridik i Republikës së Kosovës rrënohet e ndryshon në çdo gjë.

“Për pasojat duhet të përgjigjen Prishtina zyrtare dhe miqtë tanë ndërkombëtar, edhe pse këta të fundit mund ta kenë një pjesë ekstra të vogël të fajit”, thotë politologu Albinot Maloku për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat