Çfarë do të sjell takimi i dy Qeverive?

Kosova

Çfarë do të sjell takimi i dy Qeverive?

Më: 19 mars 2015 Në ora: 10:35

Më 23 mars do të mbahet mbledhja e radhëve të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë për të koordinuar më në detaje agjendën e përbashkët të punës.

Rreth takimi të dy qeverive shqiptare, analisti politik, Nijazi Muhamedi thekson se, këto takime janë shumë të dobishme për interesat mbarëshqiptare.

“Takimet e dy qeverive janë shumë të dobishme për interesat mbarëshqiptare. Besoj që të dyja qeveritë e kanë marrë me vëmendje angazhimin e tyre për t’i shërbyer kësaj dobie, dhe ajo duhet të faktohet me agjendën konkrete të çështjeve të shtruara për t’u dhënë zgjidhje të përbashkët”, thotë Muhamedi.

Sipas tij, nëse edhe ky takim nis e sos si të mëparshmit me do “bashkëselfie” të ministrave “nëpër livadhe apo bregut të detit”, për të shqiptuar ca deklarata boshe si gjithnjë, “atëherë duhet ta kenë të qartë se nuk janë të denjë përgjegjësitë qeveritare që i kanë marrë përsipër”, thotë Muhamedi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat