Vllasi nuk zmbrapset: Demonstratat e vitit '81, kishin bazë komuniste

Kosova

Vllasi nuk zmbrapset: Demonstratat e vitit '81, kishin bazë komuniste

Më: 17 mars 2015 Në ora: 19:38

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Azem Vllasi ka zgjuar debat pas deklaratave të tij.

Ai tha se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksiste.
Vllasi ka zgjuar reagimin edhe të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili i ka quajtur deklaratat e Vllasit të njëjta me ato të Beogradit.
Edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Vllasit, duke e quajtur këtë të fundit “Mumje Jugosllave”.

Azem Vllasi për mediat në vend thotë se nuk shqetësohet për këto lloj epitetesh, dhe qëndron prapa asaj çfarë ka deklaruar.
Vllasi këmbëngulë që demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të cilët kërkonin shpalljen e Kosovës Republikë, kanë pasur bazë ideologjike.

“Secili e ka mendimin e vet. Unë mendoj se ato demonstrata e kanë pasur mbulesë Kosovën Republikë, por se demonstrata është organizuar mbi baza ideologjike si marksizmimin, leninizmin, dhe sistemin e atëhershëm të Shqipërisë komunistë të Enver Hoxhës.
Vllasi e ka arsyetuar deklaratën e tij, meqë sipas tij, Kushtetuta e asaj kohe, në ligjet e saj, i ka dhënë Kosovës të drejtat e një shteti të pavarur.

“Nuk e di a e kanë lexu në atë kohë Kushtetutën, por ne e kemi pasur atë çfarë ata e kërkonin në ato demonstrata. Nuk mund të kërkohet diçka që e kemi, prandaj po them se ato demonstrata kanë pasur për bazë ideologjinë komuniste”, tha Vllasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat