Gjermania insiston në kthimin e qytetarëve

Kosova

Gjermania insiston në kthimin e qytetarëve

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka takuar ministren për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Bavarisë, znj. Beate Merk.

Gjatë këtij takimi zyrtar, u bisedua për migrimin ilegal të qytetarëve në Landin e Bavarisë.
Sikurse në takimin e parë, që ministri Hyseni pati gjatë muajin shkurt të këtij viti me Merk, u theksua se azilkërkuesit nga Kosova do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se shtetasëve të Kosovës nuk iu takon e drejta për azil.

Gjithashtu, u konfirmua se azilkërkuesve nga Kosova në Landin e Bavarisë i është bërë ndalimi i përkrahjes financiare për faktin se kërkesat për azil të qytetarëve do të procedohen brenda dy javësh.
Ministri Hyseni ritheksoi se liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës dhe punësimi sezonal i shtetasëve nga Kosova në Gjermani, do të mund të ndalte migrimin ilegal të qytetarëve.

Ministri Hyseni dhe ministrja Merk, biseduan po ashtu për mundësinë e investimeve në Kosovë nga Republika e Bavarisë, në kuadër të përpjekjeve që qeveria Mustafa po bën për të tërhequr investitorët nga jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat