Abdixhiku: Rruga Millosheviq, për turp

Kosova

Abdixhiku: Rruga Millosheviq, për turp

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:42

Analisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i bëri thirrje Parlamentit të Republikës dhe gjithë politikanëve shqiptarë, që me ligj të sanksionojnë promovimin e vrasësve...

"Sinqerisht, me m'pas thënë dikush se në 17 vjetorin e rënies së Adem Jasharit një rrugë në rrethinën e Gjilanit do të bartë emrin e Slobodan Millosheviq, në qafë i kisha mbetë. Ky gjest që turpësisht vjen nga institucionet lokale të Republikës, teston vet forcën dhe nderin e gjithë Republikës. Para një shëmtie të tillë ky shtet duhet të tregojë dinjitet; ose të pushojë së quajturi veten shtet. Secili promovues e veprues i idesë të mbahet përgjegjës.
Edhe një herë, i bëj thirrje Parlamentit të Republikës dhe gjithë politikanëve shqiptarë, që me ligj të rregullojnë mohimin e luftës, heronjëve e dëshmorëve të saj, dhe me ligj të sanksionojnë promovimin e gjenocidbërësve, vrasësve e çnjerëzorëve si këta. Sot nëpër gjithë Evropën promovimi i krimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe mohimi i viktimave të saj dënohet me ligjet e penalizimet më të rënda të mundshme. Mbrojtja e dinjitetit është evropianizëm!", ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat