Haziri: Rruga Sllobodan Millosheviq, provokim i rëndë

Kosova

Haziri: Rruga Sllobodan Millosheviq, provokim i rëndë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:38

Kryetari i Komunës më të madhe në Anamoravë, Lutfi Haziri, shtypjen e tabelave për rrugët e Ranillugut me emrin diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq e quajti të papranueshme.

I pari i Gjilanit, në një prononcim për mediat në vend, këtë e cilësoi si provokim. “E papranueshme, provokative, definitivisht dhe nuk mund të lejohet kjo në asnji mënyrë", tha Haziri. Ai më tej, e la në kompetencë të Agjencionit Kadastral dhe Qeverisë, që të mos e lejoj një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të shkaktonte urrejtje ndëretnike.

“Agjencioni kadastral udhëheq me këtë, dhe në fund institucionet qendrore, qeveria e Kosovës janë ato që duhet të vendosin. Nuk mund në asnjë mënyrë të lejohet që të ketë veprime që shkaktojnë urrejtje ndëretnike e të shkaktojnë tensione. Në asnjë mënyrë”, tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat