Demaku: Thaçi nuk është njeriu që siguron njohje

Kosova

Demaku: Thaçi nuk është njeriu që siguron njohje

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:35

Puhie Demaku nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se numri i paktë i njohjeve ndërlidhet me problemet e brendshme të Kosovës: sundimit me shtetin, definimit të kufijve etj.

“Kur kishte njohje, më herët të gjithë i merrnin meritat. E tash kur nuk ka njohje, nuk e merr fajin askush”, ka thënë ajo në e misionin 'Rrokum Roll' me Fidan Jupolli në Rrokum TV.

Sipas saj, njohjet janë të pakta sepse ende Kosova mbetet shtet me demokraci të brishtë. Ndërsa, shton se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është njeri i duhur për të siguruar njohje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat