Mitrovica nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij

Kosova

Mitrovica nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:39

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi dhe ekzekutivi i komunës, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari, në përvjetorin e "Epopesë së UÇK-së" dhe sakrificës sublime të familjes Jashari.

Kryetari Bahtiri më pas ka qëndruar në kullën e Jasharajve, ku është pritur nga Murat Jashari dhe anëtarët tjerë të familjes. Ai me këtë rast tha se lufta e lavdishme të UÇK-së, heronjtë dhe dëshmorët e Kombit, e ka sjellë Kosovën, këtu ku është sot.
“Në këtë luftë për liri dhe pavarësi të Kosovës, komandanti legjendar dhe familja e tij, padyshim se kanë dhënë kontributin më të madh dhe ne sot me krenari e nderojmë atë, familjen dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e Kombit që ranë në altarin e lirisë”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri ka thënë se është obligim i institucioneve dhe bartësve të tyre që të punësojnë me përkushtim për të realizuar qëllimin e atyre që dhanë jetën për këtë Kosovë.

Prof Murat Jashari, falënderoi të gjithë ata njerëz që vijnë nga të gjitha viset e vendit e më gjerë për të vizituar dëshmorët në Prekaz dhe për të nderuara familjen Jasharaj, duek shtuar se vendi ynë ka ende shumë punë për të realizuar amanetin dhe synimin që kishin luftëtarët e lirisë, për forcimin e institucioneve dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat