Agani: Prekazi, vendi që zgjon ndërgjegjën mbarëshqiptare

Kosova

Agani: Prekazi, vendi që zgjon ndërgjegjën mbarëshqiptare

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:29

Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, më në krye kryetarin Ferid Aganin, ka bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Prekaz, në shenjë respekti dhe nderi për familjen e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, dhe mbarë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast Kryetari i PD-së Ferid Agani, Prekazin e ka cilësuar si vend në të cilin zgjohet ndërgjegja e çdo shqiptari.

“Prekazi dhe familja Jashari konsiderohet si vendi që zgjon ndërgjegjën mbarëshqiptare, andaj ne duhet me përkushtimin më të madhë ta vazhdojmë rrugëtimin e kësaj familjeje. Në këtë ditë duhet Të reflektojmë mbi atë çfarë kemi bërë dhe të mundohemi të gjejmë rrugën që të dërgojmë në vend amanetin e gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për këtë ditë”, ka theksuar kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat