Isa Mustafa ndeshet pamëshirshëm me Vjosa Osmanin!

Kosova

Isa Mustafa ndeshet pamëshirshëm me Vjosa Osmanin!

Nga: Mimozë Lakna Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:02


Mbetet të shihet se si Isa Mustafa do ti përballojë kundërshtarët, por ja se çfarë thonë analistët dhe zyrtarë të LDK-së.

Zgjedhjet në LDK po hyjnë në një fazë që do të zgjojë kureshtjen jo vetëm të partisë, por edhe të gjithë opinionit. Zgjedhjet në LDK, që nga vdekja e presidentit Rugova e kanë tërhequr vëmendjen e opinionit, por edhe jo rrallë, ka pasur tentativa të manipulimit nga jashtë, kryesisht nga PDK-ja dhe AAK-ja, me qëllim të dobësimit të kësaj partie, për ta mundur më lehtë në zgjedhje.

Tash që LDK-ja e ka kryeministrin e saj, plasaritjet janë evidente. Madje hapur nga një grup i vogël po sfidohet koalicioni duke e kërcënuar me mosvotim të Hashim Thaçit për president të vendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje me rrëzimin eventual të qeverisë. Në fakt, votimi apo jo i Hashim Thaçit për president duket se do të mund të kthehet në platformën e fushatës së kandidatëve për kryetar të LDK-së.

Aktualisht hapur është shprehur për kandidate Vjosa Osmani, aktualisht kritikja më e madhe e Isa Mustafës. Mundësinë për kandidim e kanë shprehur, nëse ka përkrahje, edhe deputeti i respektuar Anton Quni. Emra të tjerë nuk janë shprehur qartë për garë, madje edhe Isa Mustafa po heshtë!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielave në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat