Kosova heq lejet e punës për qytetarët e Shqipërisë

Kosova

Kosova heq lejet e punës për qytetarët e Shqipërisë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:48

Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëmin e punësimit dhe aftësimit profesional mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, Erion Velijaj diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë në vitin 2015.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare.

Gjithashtu u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejes së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për atë që Qeveria shqiptare tashmë e ka bërë për qytetarët e Kosovës.

Palët përmbyllën dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

Ministri Abrashi dhe Veliaj ri-theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si përcaktim i dy vendeve që të shtyjnë procesin e integrimit evropian, dhe ky forcim bashkëpunimi shpreh vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të avancojnë këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat