Pse Qeveria e Presidenca nuk e vizitojnë Kullën e Jasharve? (Video)

Kosova

Pse Qeveria e Presidenca nuk e vizitojnë Kullën e Jasharve? (Video)

Nga: H.Orana Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:38

Sot janë bërë homazhe në memorialin përkujtimor Adem Jashari. Aty u panë figurat më të larta të shtetit në homazhe, por kur erdhi puna për vizitë në Kullën e Jasharve, Presidenca e Qeveria u distancuan.

As Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk u ndal për një vizitë në Kullën e Jasharve në Prekaz, e as Kryeministri Isa Mustafa me kabinetin qeveritar. As lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka bërë vizitë në Kullën e Jasharjve. Madje për këtë veprim as nuk dhanë përgjigje para mediave.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, asnjëra palë nuk kanë dashur të komentojnë këtë çështje. Të njëjtat veprime i kishte bërë edhe ish kryeministri, Hashim Thaçi.

Por për dallim nga ta, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë një vizitë në Kullë, sikurse Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat