RrGGK reagon ndaj rastit në repartin e Gjinekologjisë

Kosova

RrGGK reagon ndaj rastit në repartin e Gjinekologjisë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:20

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) e ka pranuar me shqetësim lajmin se një grua (S.K) ka lindur foshnjën e saj në korridorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së.

RrGGK shpreh shqetësimin lidhur me atë se qëndrimi i lehonës në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike pak minuta para lindjes, është shoqëruar me neglizhencë e ofendime nga stafi mjekësor. Ky grup i "mamive dhe mjekëve" duke mos e kryer punën e tyre sipas kontratës dhe betimit të Hipokratit, e kanë vënë në rrezik jetën e foshnjës dhe nënës.

Ne konsiderojmë se sjellja joprofesionale e stafit të kësaj klinike, ndaj pacientes S.K., përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe një vepër të rëndë penale.

Duke parasysh se ky nuk është rasti i parë skandaloz që po ndodhë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së, RrGGK kërkon nga institucionet kompetente që të kryhet hetim i menjëhershëm i këtij rasti, dhe në rast se konfirmohen pretendimet, të ndërmirren masat përkatëse ndëshkuese ndaj personelit dhe menaxhmentit të kësaj klinike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat