Delegacioni i FSK-së pritet në Kullën e Familjes Jashari

Kosova

Delegacioni i FSK-së pritet në Kullën e Familjes Jashari

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:38

Në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit një delegacion i MFSK-së dhe FSK-së, vizitoi Prekazin dhe familjen Jashari.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastratin, në përvjetorin e 17 Epopesë së UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ku bënë homazhe dhe vendosën lule në shenj nderimi dhe respekti për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së.

Delegacioni i FSK-së u prit edhe në Kullën e Familjes Jashari nga Murat Jashari, pasardhës i familjes legjendare Jashari dhe pjesëtarë tjerë të kësaj familje.

Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati në emër të delegacionit të FSK-së, çmoj lartë sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari.

Në emër të familjes Jashari, delegacionin e FSK-së, e falënderoi Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jasharit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat