Thaçi: Sakrifica e Jasharajve, rast i pashembullt i dashurisë për atdheun

Kosova

Thaçi: Sakrifica e Jasharajve, rast i pashembullt i dashurisë për atdheun

Më: 6 mars 2015 Në ora: 12:20

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha të premten se sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen.
Ai në një postim në Facebook tha se sot në Prekaz kujtuan heroizmin e familjes Jashari.

“Sot në Prekaz kujtuam heroizmin e familjes Jashari. Vepra e tyre e jetësoi kthesën historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e Republikës sonë të re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat