Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha tha se misioni i EULEX-it është pjesë e komploteve dhe lojërave të pista që po ndodhin ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Sipas tij, EULEX-i është në Kosovë që t’i shërbej mafies politike dhe kriminale
“Misioni i EULEX-it doli sheshit se është pjesë e komploteve dhe lojërave të pista që zhvillohen ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Duket se ata janë këtu për t'i shërbyer vetëm mafies politike e kriminale. Janë këtu vetëm për të mbajtur në pushtet bandat, pjesë e të cilëve me gjasë janë dhe vetë. Po ky mision është ai që ka përgatitur dosjen për Tribunalin që pritet të gjykoj veprën e pastër të UÇK-së, ku me çdo kusht duan ta njollosin. Kosova vazhdon të jetë laborator eksperimental. Te kthjellohemi sa jemi në kohë se nesër nuk do të na fal historia”, thotë Zafir Berisha. Bota sot