Daka: Anëtari i Kushtetueses është përcaktuar. Ministri Kuçi nuk ka informacione

Kosova

Daka: Anëtari i Kushtetueses është përcaktuar. Ministri Kuçi nuk ka informacione

Nga: H.Orana Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:42

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se ka heq dorë nga kandidimi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ajo këtë e ka konfirmuar edhe për “Bota sot”.

Ndërsa arsyet e këtij vendimi janë se dihet tashmë emri i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tashmë më ëshët bërë më dije se emri është përcaktuar dhe nuk e shoh të arsyshme më të vazhdoj me këtë”, thotë Daka për “Bota sot”.

Por i pyetur për këtë çështje, ministri Drejtësisë, Hajredin Kuqi thotë se nuk ka informacione për këtë çështje.

“Nuk e kam lexuar dhe nuk kam informacione për këtë çështje”, thotë Kuqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat