Gjykata Speciale duhet t`i trajtoj të gjitha krimet e luftës pa përjashtim

Kosova

Gjykata Speciale duhet t`i trajtoj të gjitha krimet e luftës pa përjashtim

Nga: M.Lakna Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:09

Projektligji për Gjykatën Speciale së shpejti do të shkoj për votim në Kuvendin e Kosovës. Tashmë dihet kjo Gjykatë do ta ketë në mandatin e saj hetimin e krimeve të UÇK-së të pretenduara në raportin e senatorit zviceran Dik Marti. Mirëpo, gjatë procedimit në Kuvend ka shumë kërkesa që ky projektligj të amendamentohet. Kështu, deputetët po kërkojnë që në këtë gjykatë të hetohen edhe vrasjet e pretenduara si politike, e po ashtu që Gjykata t`i hetoj edhe krimet e luftës të kryera nga serbët në Kosovë.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se Gjykata Speciale duhet t`i trajtoj krimet e luftës pa asnjë përjashtim.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale duhet të trajtoj krimet e luftës pa përjashtim ndonëse do të ishte e paprecedencë të trajtoheshin krimet mbi kriterin e përkatësisë etnike”, thotë Hoti për “Bota sot”.
Pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale pritet t`i trajtoj dhjetë raste të krimeve të pretenduara se janë kryer gjatë luftës.

Krimet që do të hetohen sipas raportit prokurorit Williamson janë: Krimet për vrasje të motivuara etnikisht, vrasje politike, vrasje të ish bashkëpunëtorëve të regjimit, frikësim, dëbim, dhunë seksuale dhe shkatërrim të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat