Gorani: Duhej të intonohej himni kombëtar

Kosova

Gorani: Duhej të intonohej himni kombëtar

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:06

Dukagjin Gorani thotë se në ceremoninë e sotme të fillimit të Epopesë së UÇK’së është dashur të intonohej himni kombëtar. Sipas tij, e gjithë kjo duhej të ndodhte për arsye se, në kohën kur Komandanti Legjendar ra heroikisht nuk ekzistonte himni i Kosovës.

“Nëse për asgjë tjetër sot ka qenë dashtë me e ekzekutu himnin kombëtar për faktin që në kohën kur ka ra familja Jashari nuk ka ekzistu himni i Kosovës. Zakonisht këto ceremoni konsistojnë nga evokimet e caktuara të konteksteve të kohës kur ka ndodh ngjarja, edhe nëse do t’i me evoku vitin 1998 atë e ki vështirë me e bo me himnin kosovarë ose e ki vështirë me e bo me atë sistemin simbolik të kohës së sotme. Zakonisht në ceremoni ti kthehesh dhe i evokon sisitemet simbolike që kanë ekzistu në atë kohë edhe nëse për asgjë tjetër së paku për këtë ka qenë dashtë simbolikisht me e evoku një situatë e cila ka mbetëru në atë kohë si simbolik simbolik e në kontekst ose në kuadër të së cilës ka ndodh tragjedia e Jasharajve”, tha Gorani në ‘Click’ në RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat