Kelmendi: PD e ka zhgënjyer elektoratin, së shpejti partia e re (Video)

Kosova

Kelmendi: PD e ka zhgënjyer elektoratin, së shpejti partia e re (Video)

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:56

Gëzim Kelmendi, ish-deputet i Partisë së Drejtësisë ka thënë se ka dhënë dorëheqje ngase elektorati janë zhgënjye me këtë PD.
"PD nuk është fuqizuar por është dobësuar, ngase PD nuk ka zbatuar marrëveshjet e premtuara në fushatat e më hershme", ka thënë Kelmendi në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll' në Tv Rrokum

Kelmendi ka theksuar se marrëveshja për shamia është bërë për udhëzimin administrativ për lejimin e vajzave me shami në shkolla vetëm me u bë koalicioni me PDK'në por sipas tij kjo marrëveshje ka mbetur vetëm në letër, ngase nuk është zbatuar kjo marrëveshje.

Qëllimi i PD'së dhe kryetari i PD'së është pa vetëm për akomodimin e tij në një ministri që s'ka lidhje me profesionin e tij, derisa është mjek merret me ambientin.

Kelmendi ka theksuar se shumë shpejt do ta formoj një parti të re, duke shtuar se është duke analizuar rrugëtimi i tij politik.


RROKUM ROLL - Gezim Kelmendi, ish-PD by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat