Kusari-Lila: Ngjarjet e marsit janë skalitur në historinë tonë

Kosova

Kusari-Lila: Ngjarjet e marsit janë skalitur në historinë tonë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:08

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vlerësuar se muaji Mars ka domethënie të veçantë për historinë e shqiptarëve.

Kusari-Lila ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari, Epopeja e UÇK-së dhe fillimi i bombardimeve të NATO-së janë ngjarjet që janë skalitur në historinë tonë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka publikuar edhe agjendën e aktiviteteve të komunës së Gjakovës gjatë këtij muaji.

"Marsi ka domëthenie të veçantë për historinë e re të shqiptarëve. Sakrifica e familjes Jashari, Epopeja e UÇK-së dhe fillimi i bombardimeve të NATO-së janë ngjarjet të cilat janë skalitur përherë në historinë tonë.

Për të shënuar muajin i cili është kthyer në simbolikë të rezistencës shqiptare, fillimit të fundit të pushtimit të Kosovës dhe ngjalljen e shpresës për popullin e Kosovës, Komuna e Gjakovës prezanton kalendarin e aktiviteteve të saja", ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat