Agani vizitoi Komunën e Deçanit

Kosova

Agani vizitoi Komunën e Deçanit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:21

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Ferid Agani, ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku u prit nga kryetari Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një serë temash më interes për komunën e Deçanit.

Selmanaj fillimisht e njoftoi ministrin Aganin me procesin e legalizimit, duke thënë se ky proces është duke shkuar në ritmin e parparë dhe se deri më tani janë dorëzuar rreth 7 mijë aplikime për legalizim dhe se deri në fund të afatit pritet të dorëzohen rreth 11 mijë sosh.

Ndër temat të cilat janë diskutuar janë, menaxhimi i mbeturinave që është problem shqetësues, trajtimi i ujërave të zeza, projekti për furnizim me ujë të pijes në 10-të fshatra të komunës së Deçanit, Parku Nacional, si dhe çështjen e ndërtimit të hudhrave për kultivimin e peshkut në afërsi të manastirit të Deçanit.

Ministri Agani, i dha mbështetje projekteve të në fjalë, duke thënë se do të angazhohet që të gjitha projektet e nisura të përfundohen, por edhe të fillohet me projekte të reja që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat