Mustafa:Skam të bëjë me falsifikimet,në Pejë vetëm 4 provime (Dokument)

Kosova

Mustafa:Skam të bëjë me falsifikimet,në Pejë vetëm 4 provime (Dokument)

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:18

Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa, pas përfshirjes së tij në listat që kanë diplomuar në mënyrë fiktive në Pejë, sqaroi se në fakultetin e këtij qyteti ka dhënë vetëm 4 provime.

per keto provime ai thote se ka nenshkrimet, notat, vertetimin e semestrit, gje per te cilin i ka ofruar edhe faksimilet. Pjesa tjetër e e provimeve ai ka dhënë në Universitetin e Prishtinës. Drejtori I PTK-së, gjithashtu ka sqaruar se ai ka diploma të Fakultetit dhe të magjistraturës në Universitetin e Prishtinës.

Postimi i plote i Drejtorit te PTK-se, Agron Mustafa:

Para dy ditësh mësova nga mediat se emri im,- Agron Mustafa, ndodhet në listën e 503 personave që “paskan falsifikuar diplomën e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë”, në vitin 2000, informacion i cili më tronditi normalisht ,dhe më habiti nga ana tjetër.
Argumenti kryesor që u dha për të më damkosur si fallsifikues ,nga hartuesit e listave dhe shpërndarësit e tyre nëpër institucione dhe media, ishte fakti se për këta të diplomuar, përfshirë edhe mua,- Agron Mustafën, nuk paska asnjë lloj dokumentacioni në arkivin e Fakultetit.
As edhe një dokument për regjistrim, për vijueshmërinë e semestrit, vitit, etj etj, gjë të cilën edhe tani kur e mendoj më duket e habitshme dhe në përmasat e budallallëkut!
Nëse zyrtarëve të këtij fakulteti, ju mungojnë këto dokumente, ato nuk na mungojnë neve. Posaqërisht mua, që kam mbaruar, atëherë shkollën e lartë ekonomike në këtë qytet dhe kam diplomuar në përputhshmëri me të gjitha rregullat dhe ligjet.
Kam Indeksin e notave, Çertifikatën e Diplomimit, regjistrimin e semestrit, nënshkrimet e profesorëve për provimet e domosdoshme etj etj.
Gjithashtu, më duhet të theksoj se përvec përfundimit të Shkollës së lartë në Pejë, dy vite më pas, diplomova në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës duke fituar titullin “Ekonomist i Diplomuar”, Më vonë kam mbaruar edhe magjistraturën në po të njejtin Fakultet.
Dëshmitarë për të gjitha këto kualifikime përvec dokumentacionit, janë edhe një numër i madh i profesorëve dhe studentëve, të cilët sot gjinden në pozita të larta qeverisëse të vendit. Këta mund të flasin më së miri për Agron Mustafën student, bashkangjitur edhe dëshmitë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat