Veseli: 5 marsi ditë e shenjt në kalendarin e historisë sonë kombëtare

Kosova

Veseli: 5 marsi ditë e shenjt në kalendarin e historisë sonë kombëtare

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se lufta dhe rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, e familjarëve të tij dhe mijëra bijëve e bijave të Kosovës, përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti sovran.

“Sot mora pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar për nder të epopesë së UÇK-së. 5 marsi është një ditë e shenjt në kalendarin e historisë sonë kombëtare.

Lufta dhe rënia e Adem Jasharit, e familjarëve të tij dhe e mijëra bijve e bijave të Kosovës përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti ynë sovran - Republika e Kosovës.

Nderim të përjetshëm komandantit legjendar Adem Jashari dhe veprës së tij historike!”, ka shkruar ai në Facebook. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat