Koci: A duhet ti besojmë apriori Gjykatës Speciale?

Kosova

Koci: A duhet ti besojmë apriori Gjykatës Speciale?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:46

Avokati Arianit Koci ka hedhur dyshimet e tij se a duhet apo jo ti besojmë Gjykatës Speciale.

Ai tha se, nëse opinioni nuk i ka besuar UNMIK-ut dhe nuk beson as në EULEX, atëherë pse duhet ti besojnë Gjykatës Speciale, ku një pjesë stafit të këtij misioni do të bashkohen dhe bëhen pjesë e kësaj Gjykate.

“Nëse opinioni publik në Kosovë, nuk i ka besuar UNMIK-ut dhe nuk i beson EULEX-it, për shkak të skandaleve që po paraqiten në media, pse duhet apriori ti besojmë Gjykatës Speciale?

Një pjesë e konsiderueshme e stafit të EULEX-it, sipas informatave që i kam, tash janë apo do të bëhen, pjesë e Gjykatës Speciale”, është shprehur avokati Arianit Koci. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat