Kosovës i duhet himni i Presidentit Rugova dhe flamuri Dardan! Aty janë vlerat shqiptare

Kosova

Kosovës i duhet himni i Presidentit Rugova dhe flamuri Dardan! Aty janë vlerat shqiptare

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:10

Çështja e himnit kombëtar shqiptar është një nga çështjet më delikate, thotë publicisti dhe analisti politik, Jeton Kelmendi. Sipas tij, disa jurist mendonin se shqiptarët e Kosovës mund ta kenë shtetin e dytë, por duhet ruajtur simbolet kombëtare të Shqipërisë.

“Përderisa në kemi qenë minoritet në Jugosllavi, kemi qenë krahinë i patëm marr të drejtat për ti shfrytëzuar simbolet kombëtare. Në aspektin e ligjeve ndërkombëtare Kosova është shtet i pavarur, pavarësisht se nuk jam dakord me himnin që kemi pa tekst për çka unë ua hedh përgjegjësinë krerëve politik e institucional prej kohës së para pavarësisë e deri pas pavarësisë”, thotë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Ai potencon se, dorën në zemër duhet pranuar se në aktivitetet e Kosovës duhet të ekzistoj himni i Kosovës në institucionet e Kosovës.

“Ne jemi komb, jemi shqiptar, por e kemi shtetin e Kosovës dhe simbolet e Kosovës. Kjo duket paksa një tingëllim e keqe por në aspektin e konventave ndërkombëtare nuk kemi të drejt të përdorim himnin e Shqipërisë sepse është një shtet tjetër dhe në aktivitetet e ngjarjeve në Kosovë duhet të ngritët institucionet. Deri më tani ka qenë një farsë politike e cila është kamufluar dhe nuk duhet të kemi dy himne. Ne duhet ta rishikojmë himnin, dhe nëse jetë himni i Presidentit Rugova të jetë flamuri i Dardanisë dhe të përdoren këto”, shton Kelmendi.

Ai thotë se në himnin e Presidentit Rugova këndohet një këngë me tekës shqip dhe ruhet ana shqiptare, por ruhet edhe veçantia e Dardanisë. Pra sipas tij, me një referendum duhet të hiqet ky flamur që e kemi dhe të kthehet ai flamur që ka Shqipëria me disa veçori dhe tipare Dardane.

“Kështu që nuk mund të kemi dy himne në aktivitetet kombëtare çfarëdo të jenë ato. Duhet të ketë Kosova himnet e veta dhe duhet të mësohemi, pavarësisht se kush çka thotë, kjo përderisa të jemi dy shtete etnitete shtetërore duhet ti kemi edhe simbolet. Ne jemi shqiptar, por jemi dy shtete. Momenti që kur ne të kemi një shtet kemi të njëjtat simbole, por tani kemi dy shtete dhe duhet të respektohen himni dhe simbolet e shtetit të Kosovës”, thotë Kelmendi.

Ai thekson se është meritë e Hashim Thaçit që sot nuk ka elemente shqiptare as himni e as flamuri dhe stema e Kosovës, pra simbolet shqiptare duhet ruajtur.

“Unë për këtë ia vë fajin Hashim Thaçit dhe hashimave të tij, pa amnistua edhe kartën politike LDK-AAK dhe faktorët tjerë politik”. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat