Emërohen edhe tre zëvendësministra

Kosova

Emërohen edhe tre zëvendësministra

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:55

Qeveria e Kosovës, të enjten, ka emëruar edhe tre zëvendësministrat: Besa Zogaj, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik; Rita Hajzeraj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Vezir Jonuzaj, në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, qysh prej konstituimit të saj ende nuk e ka përfunduar procesin e emërimit të zëvendësministrave nëpër të gjitha dikasteret qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat