Haradinaj: Në Prekaz nderimi nuk mjafton‏

Kosova

Haradinaj: Në Prekaz nderimi nuk mjafton‏

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:57

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij dhe bashkëluftëtarët të Zonës së Dukagjinit bënë homazhe para varreza të Jasharajve në Prekaz. Haradinaj tha se ky është një përvjetor që ka e bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri.

“Nderojmë sot në përvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari, një përvjetorë që e ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri. Jemi së bashku me ata që e kanë përjetuar mbi supe rrugën e mundimshme të lirisëpra me bashkëluftëtarë e me invalid ky nderim kuptohet nuk mjafton por me gjithë atë e dërgon një porosi se në rrugën elirisë do të rrugëtojmë gjithnjë”, tha ai./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat