Gjyqësia vendore s’ka kapacitete mu marrë me krimet që pretendohen të jenë kryer gjatë luftës

Kosova

Gjyqësia vendore s’ka kapacitete mu marrë me krimet që pretendohen të jenë kryer gjatë luftës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:11

Nuk është me rendësi për kë apo kush po e formon Gjykatën Speciale, por a ka pasë krime të tilla në Kosovë me të cilat gjykatat vendore nuk kanë pasë kapacitete, kurajo apo vullnet me u marrë, thotë Fadil Lepaja.

Analisti politik, vlerëson se, Gjykata Speciale është top temë tek ne, e cila ngjall emocione të ndryshme negative dhe pozitive, dhe ka spekulime të ndryshme se kush do të pësoj, kush-kujt ia bëri dhe në emër të interesave kombëtare disa janë për e disa kundër.

Lepaja pyet se, a ka pasë në Kosovë gjatë dhe pas luftës krime të tilla me të cilat gjyqësia e Kosovës nuk ka kapacitete, nuk ka kurajo apo nuk ka vullnet me u merr? A kanë ekzistua krime të tilla në luftë dhe pas saj? Dhe a ka pasë vakum institucionale, pasi gjatë luftës nuk kanë funksionuar gjykatat në Kosovë, si dhe pas luftës një kohë nuk kanë funksionuar gjykata një kohë?

“Ne i kemi pasë gjykatat e UNMIK-ut të cilat kanë dështuar në çfarëdo çështjesh serioze. Unë nuk mendoj se Gjykata po formohet për me u zhly apo me pastrua dikush, ky nuk është motivi i një Gjykate dhe kjo bëhet ne media dhe me fushata. Motivi i një Gjykatë është se dikush që formalisht ka të drejt, ka paraqit akuza dhe dyshime për krimet serioze që mund të jenë të kryera në Kosovë gjatë luftës ose pasluftës, tha Fadil Lepaja.

Ai shtoi se, institucionet ndërkombëtare këto akuza i kanë marr si fakte dhe kanë formua komisionet të cilat kanë hetuar dhe në fund kanë aradhen përfundim se këtu paska pas diçka me të cilat gjyqësia e Kosovës nuk ka kapacitete me u marr edhe i duhet një ndihmë me i trajtua këto çështje.

“Kështu që në këtë kontekst, unë mendoj që as nuk do të zhlyhet askush dhe as nuk do të pastrohet askush, dhe se në fund të fundit mendoj se është diçka e mirë që është e domosdoshme për ti rrëzuar ose për ti verifikuar dyshimet që i kanë ngrit institucionet zyrtare pavarësisht se të kujt kanë qenë ato. Unë mendoj se ne si shoqëri nuk kemi arsye të shqetësohemi me këtë situatë dhe nga kjo do të dalim ndoshta me disa individ që kanë bërë disa gabime të caktuara gjatë asaj periudhe ose ne kemi mjaftë fakte se Gjykata Ndërkombëtare nuk e kanë dënuar askund pa faj”, shtoi ai.

Më tel Lepaja pohon se, kjo çështje nuk e dëmton imazhin e Kosovës, pasi Bashkësia Ndërkombëtare na njeh mirë neve dhe nuk mund të mashtrohet me një deklaratë të tillë, në fund të fundit për të gjitha këto deklarata që i flasim Bashkësia Ndërkombëtare as që i dëgjon.

“Raporti i civilëve të vrarë në Kosovës gjatë luftës është dikun 13 apo 14 me 1, pra serb dhe shqiptarë. Pra me këtë dua të them se Serbia është gjykuar si shtet, duke filluar nga Sllobodan Millosheviqi, Shesheli e shumë të tjerë, ndërsa UÇK-ja po trajtohet si organizatë, pasi nuk ka qenë Kosova shtet. Pra pasluftës politika jonë në vend se të merret me krijimin e dosjeve dhe me hulumtimin e krimeve është marr me diçka tjetër”, pohoi ai.

Ai tha se, në këtë rast akuzat janë reale, por nuk do të thotë se janë të vërteta. Është duke u formua një Gjykatë e cila është e paevitueshme në kuptimin e fuqisë ligjore me pengua aq më tepër nga njerëzit përgjegjës që kanë qenë në UÇK e kanë votua.

“Krimet serbe janë të padiskutueshme në Kosovë, sa kemi punuar na që fajtorët të gjykohen kjo është çështje tjetër që Bashkësia Ndërkombëtare ka bë diçka në këtë drejtim është se njerëzit përgjegjës i ka dënuar atje”, tha analisti politik Fadil Lepaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat