Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Komandanti Legjendar u la vetëm në betejën tre ditëshe (Video)

Kosova

Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Komandanti Legjendar u la vetëm në betejën tre ditëshe (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:56

Nisin manifestimet për Epopenë e UÇK’së që fillon më 5 mars me ceremoninë ushtarake të FSK’së në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe përfundon më 7 mars në natën e zjarreve në Prekaz. Por si ishte Prekazi para 17 vjetësh, një natë para se të ndodhte sulmi.
Ndiqeni rrëfimin e njërit prej atyre që ishte më afër familjes Jashari. Bilall Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit rrëfen për natën e 4 marsit 1998.

Kur nisën luftimet e ashpra Bilalli tha se Komandanti legjendar dhe lagjja e tij u lanë vetë në betejën tre ditëshe.

Ai nuk dëshiron t’i komentoj as fjalët që i ka përmendur Komandanti në ditët e luftës.

Ai është i bindur se sikur të kishin ndihmë rezistenca do të zgjaste më shumë se tre ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat