MD përkrahet nga GIZ në hartimin e Kodit Civil

Kosova

MD përkrahet nga GIZ në hartimin e Kodit Civil

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:10

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot takuar menaxherin e projektit për Reformën Juridike në Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në Kosovë, Malte Kirchner.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin që ka Ministria e Drejtësisë me GIZ në fusha të caktuara, me theks të veçantë në projektet konkrete që kanë të bëjnë me botimin e komentarëve, hartimin e Kodit Civil, së bashku me forcimin e të drejtave të pronësisë, projekte këto të cilat do të kontribuojnë në një shkallë më të lartë të sigurisë juridike në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ministri Kuçi është shprehur se, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka inkurajuar dhe mbështetur vazhdimisht ide dhe projekte të tilla, ndërsa ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen më GIZ-in në realizimin e projekt-ideve të përbashkëta.
Në fund të takimit u vlerësua bashkëpunimi që ka Ministria e Drejtësisë me GIZ me qëllim të përmirësimit të gjendjes, në fushën publikimeve ligjore, në veçanti në hartimin e Kodit Civil si dhe aktivitete tjera të përbashkëta, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat