Bozovic: Ish informatori i AKI'së me antiplumb në TV (Video)

Kosova

Bozovic: Ish informatori i AKI'së me antiplumb në TV (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 21:48

Bojan Bozovic, ish-agjent i AKI'së e ka shpalos jelekun e tij antiplumb dhe plagët në trupin e tij në studion e Tv Rrokum në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll',me Fidan Jupollin duke treguar se është në rrezik jeta e tij.
Ai ka theksuar se ka qenë një informator i vërtetë i AKI'së dhe ka bashkëpunuar me ketë agjencie për një kohë.

Bozovic ka theksuar se nuk ka frikë të tregoi se ka qenë agjent i AKI'së, duke shtuar se ka dëshmi duke filluar nga gishtat dhe sms e elemente tjera se ka qenë anëtarë i AKI'së.

Bozovic ka treguar live në studio plagët që i kanë shkaktuar serbët në Beograd.

Ai po ashtu ka theksuar se është anëtar i ri i LDK'së.


RROKUM ROLL - Bozovic: Isha informator i AKI's... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat