Një portal hedh dyshime për redaktorët protestues (Foto)

Kosova

Një portal hedh dyshime për redaktorët protestues (Foto)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 21:26

Janë 12 redaktorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që i kanë kundërshtuar emërimet e fundit të dy kryeredaktorëve në këtë televizion. Ata thonë se dy kryeredaktorët që tashmë janë pezulluar, Ngadhnjim Kastrati dhe Lorik Arifaj, kishin censuruar, prodhuar propagandë dhe kanë shkelur kodin etik në raport me stafin e Dhomës së Lajmeve. Portali Indeksonline ka hedhur dyshime mbi redaktorët protestuese, duke treguar edhe lidhjet e tyre familjare. “Disa redaktorë kanë qenë cak i kërcënimeve verbale, shantazheve, dhe ndaj disa prej tyre janë iniciuar masa ndëshkuese. Në gjykimin tonë, ata kanë treguar anshmëri të skajshme politike, duke dëmtuar imazhin e transmetuesit publik të Kosovës. Ju rikujtojmë se paanshmëria ka qenë njëri prej kritereve kryesore të konkursit dhe është paradoksale që menaxhmenti shkel vetë konkursin. Për këtë ka evidencë të dokumentuar në vazhdimësi, shumë prej të cilave edhe janë të protokolluara. Marrë parasysh këtë, ju informojmë se ne nuk do ta pranojmë këtë vendim, dhe rrjedhimisht nuk do ta njohim autoritetin e Lorik Arifajt dhe Ngadhnjim Kastratit”, thuhet në reagimin e këtyre redaktorëve raporton Indeksonline.

Mirëpo, disa nga 12 redaktorët që janë përfshirë në reagimet kundër të sapozgjedhurve në RTK në konkursin publik, nuk dalin të jenë aq të pastër sa pretendojnë.

Disa nga ata kanë lidhje të afërta familjare me politikën dhe kanë realizuar punësime pa konkurse në institucione publike duke e keqpërdorur pozitën e tyre si punonjës në media.

Arsim Halili ka ardhur në RTK nga RTV21. Thuhet se atje ka qenë i përjashtuar nga puna. Dhëndëri i tij ka qenë Kryeshef Ekzekutiv në PTK (Shyqri Haxha). Ka realizuar projekte me postën dhe ka shfrytëzuar anëtarësinë e Asociacionit të gazetarëve për qëllime personale sindikale.

Enver Bajrami ka qenë korrespondent i Radio Kosovës nga Mitrovica. Ka ardhur në RTK me një vendim të drejtorit të atëhershëm Agim Zatriqi. Ka pasur kontakte të mira me ish ministrin Bajram Rexhepi. Vëllai i tij është polic i Kosovës.

Festim Kabashi është i afërt me familjen Haradinaj. Në profilin e tij mund të gjeni shumë foto me Ramushin dhe Dautin. Mbiemrin e vërtetë e ka Muçaj, por e ka ndërruar në mbiemër fisi për të mos u identifikuar me Muçajt. Ka punësuar pa konkurs të fejuarën e vëllait në ueb faqen e RTK-së. Ka realizuar projekte të shumta në RTK. Është i martuar me redaktoren Blerta Foniqi e cila është vajza e redaktorit Shaqir Foniqi.

Rabisha Muhaxheri ka punuar në RTP, pastaj në Radio Kosovë. Ka qenë e përfshirë në një bllok të ngjashëm të reagimeve vjet më parë kur ka kërkuar që të merr pozitë udhëheqëse në radio. Pasi nuk pati sukses u tërhoq nga ky medium për të themeluar Radio Prishtina 1 me Fatmir Podrimen dhe një koleg tjetër. E ka rikthyer ne pune Agim Zatriqi por jo ne radio sepse nuk kishte lene vend por ne TV, raporton Indeksonline.

Pranvera Munishi me bashkëshortin e saj Adrian Morina kanë marrë projekte marramendëse në RTK. “Super Gogo” dhe “Lagjja Ime” janë realizuar nga ta. Poashtu RTK ka transmetuar edhe “Pro Kid Games” që janë marrë nga bashkëshorti I saj. Bëhet fjalë për këto projekte qindra mijëra eurosh.

Meneta Zekaj është bashkëshortja e Venhar Nushit, njeri i afërt me Veton Surroin e poashtu bashkëpronar i një taverne në kryeqytet bashkë me asembleistin e VV-së Ylli Hoxha.

Mimoza Zajmi është motra e Ilire Zajmit ish kryeredaktore në RTK. Në kohën e Ilires ajo bashkë me bashkëshortin e saj dhe bashkëshortin e Ilires, që të katërtit atëherë punëtorë të RTK (tash tre) kanë realizuar shumë udhëtime jashtë vendit. Viteve të fundit bashkëshorti Ii saj ka realizuar disa projekte që janë transmetuar në RTK. /Indeksonline/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat