Shtabi i harruar i UÇK’së

Kosova

Shtabi i harruar i UÇK’së

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:38

Objekti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së është lënë në harresë. Ai ka nisur të shkatërrohet.

Pas vrasjes së Komandantit Legjendar mori hov lufta çlirimtare e Kosovës, u forcuan grupet, u formuan batalionet, skuadra e brigada. Qendra e të gjithëve u bë Likoci i Skënderajt, por në çfarë gjendje është sot objekti ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së.

Gjendja e objektit ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së në Likoc nuk është e mirë. Objekti ka nisur të shkatërrohet.

Fehmi Kadriu nga Likoci ka shtatë vjet që kujdeset për këtë objekt.

Sipas tij ky vend është lënë pas dore nga shteti.

Fehmiu nuk paguhet nga askush për tu kujdesur për këtë vend, por thotë se e bën nga dashuria që kishte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat