Kusari-Lila: Do të rri në AKR edhe nëse nuk bëhem kryetare (Video)

Kosova

Kusari-Lila: Do të rri në AKR edhe nëse nuk bëhem kryetare (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:27

Qeveria Mustafa ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e situatës se krijuar me ish-ministrin Jablanovic. Ajo që i ndodhi Mustafës, skish dashur ti ndodhte asnjë kryeministri.
Kështu ka deklaruar kryetarja e Gjakovës, pretendentja kryesore për ta marrë drejtimin e AKR’së, Mimoza Kusari Lila, në emisionin “Forum” të Televizionit Rrokum.

Ajo ka hedhur akuza mbi qeverisjen e kaluar të Gjakovës. Sipas saj, AAK si parti po e merr teposhtën.

Kusari-Lila ka thanë se AKR'n' e ka dëmtuar shumë fakti qe nuk janë pjesë e parlamentit, por nuk e din se a e ka dëmtuar më shumë fakti se kanë qenë bashkë me PDK apo qe Mimoza nuk ka qenë pjesë e listës.

Kusari-Lila ka bërë publike edhe kandidaturën e saj për të paren e AKR’së. Ajo është zotuar se edhe nëse nuk del fituese e kësaj gare, do t'i qëndroj besnike kësaj partie. Nëse del e para e AKR’së, ajo ka edhe plane.


KUSARI-LILA: Ri n'AKR edhe nese s'bahem... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat