Programi qeverisës gati, i dërgohet Kuvendit të Kosovës për njoftim

Kosova

Programi qeverisës gati, i dërgohet Kuvendit të Kosovës për njoftim

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:28

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeveria e ka aprovuar programin javën e kaluar, ndërkaq gjatë kësaj jave, pasi të jetë përgatitur teknikisht, do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që së bashku me Programin Qeverisës është përgatitur edhe Plani i implementimit.

Lexojeni postimin e plotë të kryeministrit:

Sot kisha një takim shumë të dobishëm me Odën Gjermane-Kosovare të Biznesit, në të cilën trajtuam Programin Qeverisës. Po ashtu, shumë nga elementet e Programit i prezantova edhe para mediave në një takim të organizuar nga OJQ Fol.

Qeveria e ka aprovuar Programin javën e kaluar, ndërkaq gjatë kësaj jave, pasi të jetë përgatitur teknikisht, do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim. Së bashku me Programin Qeverisës është përgatitur edhe Plani i implementimit, i cili do t’iu shërbej Kryeministrit dhe ministrive për të matë dhe kontrolluar performansën gjatë implementimit. Programi do të jetë publik për të gjithë të interesuarit.

>>Draft-programin e qeverisë mund ta lexoni në këtë link

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat