KGJK përkrahë grevën në gjyqësor

Kosova

KGJK përkrahë grevën në gjyqësor

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:27

Këshillit Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur një takim ku është diskutuar hyrja në grevë e gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

Të gjithë anëtarët e KGJK-së përkrahen grevën duke pasur parasysh se rritjet e pagave si të gjyqtarëve, ashtu edhe stafit janë paraparë më herët nga pushteti qeverisës, janë dhënë premtime në të kaluarën por nuk janë realizuar asnjëherë. Mirëpo, Kryesuesi i KGJK-së Enver Peci sqaroi se i ka përcjell shqetësimet e gjyqtarëve tek kryeministri Isa Mustafa, por nuk ka marr ndonjë premtim në realizimin e kërkesave për shkak se siç potencoi ai, është moment delikat dhe mund të shkaktojë çrregullime të përgjithshme, sepse kërkesa të ngjashme ka edhe nga organizatat tjera.

Gjithashtu, Peci njoftoi anëtarët e Këshillit që kryeministri Mustafa e ka informuar se është duke u bërë harmonizimi i pagave të të gjitha kategorive.

Këshilli njëzëri miratoi kërkesën për propozimin e gjyqtarëve të EULEX-it tek Presidentja e Kosovës si dhe kërkesën për vazhdimin e mandatit të gjyqtareve të cilët kanë kaluar procesin e vlerësimit./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat