Burjani: Kosova shtet i partive politike, jo i qytetarëve

Kosova

Burjani: Kosova shtet i partive politike, jo i qytetarëve

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:59

Në Kosovë ka një rrezik relativ, pasi Kosova ballafaqohet me keqqeverisje, korrupsion dhe është shtet i partive, por nuk është shtet i qytetarëve të barabartë para ligjit, njerëzit e janë të privilegjuar përballë qytetarëve dhe këtu është problemi, shprehet analisti politik Blerin Burjani.

“Pra të gjitha këto parti janë privilegjuar përballë qytetarëve, këto parti janë feude pa dallim, të gjithë janë pak a shumë të njëjta për kah mënyra e qeverisjes”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Burjani thotë se kthimi i emigrantëve shqiptar që migruan këta muajt e fundit është i domosdoshëm i të gjithë atyre që kanë lëshuar vendin për shkaqe ekonomike, ata nuk plotësojnë asnjë kriter të vetëm për të fituar azilin, s’ka bazë ligjore as me të drejtën gjermane e as me konventa ndërkombëtare.

“Çështja tërësisht sociale ekonomike dhe e keqqeverisjes, e kjo keqqeverisjes ka sjellë dëshpërim, hidhërim dhe jo perspektivë”, thotë Blerim Burjani.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat