Vetëvendosje akuzon Sokol Bashotën për keqqeverisje

Kosova

Vetëvendosje akuzon Sokol Bashotën për keqqeverisje

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:47

Komuna e Klinës vazhdon me keqqeverisjet nga kryetari Bashota. Gjatë raportimit për shpenzimet në periudhën Janar-Dhjetor 2014, u mor vesh që vetëm për thirrjet telefonike në janë shpenzuar 17,397.34 euro; karburante për vetura 89,687.95 euro; mirëmbajtje dhe riparimin e veturash 20,283.40 euro; dreka zyrtare në shumë prej 32,395.60 eurosh; shpenzime udhëtimi jashtë vendit 7,171.00 euro; ndërsa për furnizime mjekësore 22,086.00 euro e për shpenzime udhëtimi brenda vendit dhe telefoni fikse 26,439 euro.

Luksi i kësaj qeverie komunale nuk ka të ndalur, ku vetëm zyra e Kryetarit për një vit ka shpenzuar: telefon Vala 4,419.01; derivate për veturën e tij 14,860.42: ndërsa mirëmbajtja dhe riparimi i kësaj veture qytetarëve të Klinës i ka kushtuar 3,138.40 euro. Bashota nuk mërzitet për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve të Klinës, i cili për qejfin dhe luksin e vetë vetëm në vitin 2014 për dreka dhe darka ka shpenzuar 10,762.40 euro.

Në seancën e Asamblesë Komunale të Klinës të mbajtur më 27 shkurt 2015 vërehet synohet nga partia në pushtet ndalimi i fjalës së lire dhe mos lejim i shprehjes së qëndrimeve politike në seancë. Në interpelancën e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Gjokë Lleshi, asamblisti i VETËVENDOSJE!-s, Skender Merturi, i bëri gjashtë pyetje por nuk mori asnjë përgjigje. Ai pyeti se:
1. Cilat janë masat ose çfarë po bëni për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura, parqeve dhe varrezave?
2. Çfarë masash keni marre ju si drejtor për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta në territorin e Komunës së Klinës?
3. Cili është plani lokal për administrimin e mbeturinave?
4. Sa organizime apo takime keni mbajtur ju si drejtori ne shkolla apo institucione për përdorimin e mjeteve emergjente?
5. Tani në disa lagje të Klinës ka filluar ndërrimi i shtyllave elektrike nga KEDS dhe vendosja e orëve të reja jashtë pra nëpër këto shtylla. A kanë leje dhe a jeni pyetur ju si drejtori dhe cila është mundësia e ndriçimit publike nëpër këto lagje mbasi po vendosen edhe shtylla të e reja?
6. Më intereson të di përgatitjen profesionale të drejtorit pasi qe udhëheq një drejtori të rëndësishme, pra cili është shkollimi i juaj profesional?

Në fund të këtyre pyetjeve, drejtori Lleshi me arrogancë tha se “ti Skënder i ke pyetjet e rënda dhe se për të njëjtat pyetje mund të informohesh nga portalet e internetit”.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vazhdojë me denoncimet e keqpërdorimeve në këtë Komunë, deri sa të largohen këta qeveritare arrogantë, joprofesional e jotransparent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat