Greg Delawie, ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

Kosova

Greg Delawie, ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:55

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Sigurinë Europiane, Teknologji dhe Zbatimit, Greg Delawie pritet që të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë.

Ai do ta zëvendësojë ambasadoren e deritanishme Tracey Ann Jacobson.

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovës, Greg Delawie është zyrtar i lartë i shërbimit të jashtëm me gati 30 vjet përvojë dhe është një ekspert në sigurinë kombëtare, diplomaci, dhe çështjet politiko-ushtarake.

Delawie ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Berlin, Gjermani, ku ai shërbeu si zyrtari më i lartë operativ të një prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat