KPK-ja i nënshtrohet kërcënimit të Kushtetueses

Kosova

KPK-ja i nënshtrohet kërcënimit të Kushtetueses

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:52

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që dosjen e procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, të plotë, t’ia dërgojnë Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, mbajtur të martën, pesë nga anëtarët e Këshillit kanë votuar për dërgimin e kësaj dosjeje, kurse dy kanë votuar kundër.

Vendimi i KPK-së vjen pas letrës që Kushtetuesja ia ka dërguar këtij institucioni, ku kërkohet dorëzimi i kopjes së tërë dosjes së procedurave të ndjekura. Në të kundërtën është thënë se mund të lëshohet një aktvendim në të cilin do të theksohet se nuk është zbatuar aktgjykimi i Kushtetueses.

Disa nga anëtarët e KPK-së e kanë cilësuar si kërcënuese gjuhën e përdorur në këtë kërkesë nga Kushtetuesja. Dy anëtarët, të cilët kanë votuar kundër, Sevdije Morina e Idain Ismajli, kanë vlerësuar se kështu po ndërhyhet në pavarësinë e sistemit prokurorial, për më shumë që ky është proces i ri dhe, sipas tyre, nuk është pjesë e aktgjykimit të vitit të kaluar.

Fillimisht, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ka thënë se janë të obliguar që të gjitha shkresat lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit duhet t`i dërgohen Gjykatës Kushtetuese në formë të shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat