Mustafa: Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së, por disa individëve

Kosova

Mustafa: Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së, por disa individëve

Nga: Diana Bunjaku Më: 4 mars 2015 Në ora: 07:16

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të mërkurën në debatin e hapur nga Lëvizja FOL, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së por kundër disa individëve.

Sipas tij, nëse votimi për themelimin e saj në Kuvend do të dështonte, atëherë kjo do të paraqiste një të madh për vetë faktin së kjo do të bëhej në OKB.

Ai po ashtu ka theksuar se në fund të kësaj jave ose javën që do të vjen do të procedohet edhe themelimi i gjykatës.

Mustafa: Nuk jemi kundër UÇK-së por kundër disa individëve
“ Ne do të procedojnë ndryshimet kushtetuese që të hapin rrugën për themelimin e kësaj Gjykate, dhe do të procedojmë në qeveri për ndryshimin e Kushtetutës e cila hapë mundësinë për themelimin e kësaj gjykate. Kjo sigurisht se nuk është çështje e lehtë, prandaj edhe nuk është çështje e drejtuar, vetëm ndaj individëve të caktuar, por ndaj luftës së UÇK-së në përgjithësi ”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se ministrat serb do të kthehen në Qeveri, dhe sot do ta japin propozimin edhe për ministrin për Kthim. “Deputët e kësaj liste i kam thirrur që të kthehen në Kuvend dhe këtë javë pres që të takohem me ta. Kthimi i serbëve në institucione është mirë të ndodhë sa më shpejt. Ndërsa, rruga e kthimit të tyre, sipas tij, do të jetë një rrugë e komunikimit me Qeverinë, brenda së cilës edhe ata duhet t’i bëjnë vërejtjet”, tha Mustafa.

Ndërsa sa i përket problemit të fundit që ka ndodhur në Televizionin Publik, RTK, kryeministri Mustafa, tha ky televizion do të duhej të kishte qasje profesionalë, edhe pse siç tha vet atij nuk i takon që të bëj direktiva se si ky televizion duhet ta bëjë punën.

“Askujt s’mund t’ia ndalosh që të jetë anëtarë i LDK-së, PDK-së, VV-së apo i AAK-së, por brenda televizionit ky medium televiz, duhet të kenë kritere të barabarta dhe kritere profesionale për çdonjërin prej nesh, dhe për çdo subjekt dhe institucion të Republikës së Kosovës. Sepse fakti që kryeministri i vendit lihet diku pas 15 minutash apo 20 minutash, ndërkaq qitet dikush përpara, do të thotë që aty nuk ka qasje profesionale”, tha Mustafa.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë kryeministri Mustafa tha se për këtë çështje nuk ka një vendim të prerë, megjithatë ka theksuar se ky dialog do të vazhdoje vetëm atëherë kur të hiqet barrikada mbi urën e lumit Ibër.

Ai ka theksuar se për këtë çështje është biseduar në Bruksel dhe pala e tyre ka treguar se janë të interesuar që të bëhet zhbërja civile në komunat e veriut.

“Të integrohen ata, të zgjidhet problemi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, të zgjidhet problemi i organeve paralel, të cilat Serbia akoma po i stimulon dhe po i vë në komunat veriore edhe përkundër asaj se ato udhëhiqen nga Lista Serbe. Pra, prapë, Beogradi edhe Listës Serbe po ia lë nga një organ paralel”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se vitin e kaluar kanë krijuar obligime për themelimin e gjykatës dhe tash kjo duhet të përfundojë kjo çështje.

Ai ka shtuar se në javën e kaluar Qeveria ka aprovuar planin qeverisës i cili është për një periudhë të gjatë kohore.

“Të gjithë e dinë, se ata kanë treguar një papajtueshmëri për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe unë personalisht kam biseduar për shkarkimin e tij shumë kohë më herët, dhe mendoj se do të kthehen dhe do ta japin emrin e kandidatit për ministër të kthimit”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, problemet themelore në zhvillimin ekonomik janë sjellja e investitorëve. Po ashtu, problem është edhe hapja e vendeve të punë .

Po ashtu gjatë këtij debati kryeministri Mustafa ka thënë se kohëve të fundit Kosova, është përballur me një migrim të madh dhe një prej faktorëve që ka mundur ta shtyjë migrimin ilegal është edhe izolimi.

“ Ka pasur shumë mëdyshje dhe mendime të ndryshme se migrimi pengon liberalizimin, por ne e kemi thënë disa herë, se fillimisht duhet t’ju jepet mundësia qytetarëve të Kosovës, që të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa: Prioritet zhvillimi ekonomik
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur në një debat në lëvizjen “Fol” , ka thënë se prioritet i Qeverisë së tij është zhvillimi ekonomik.

Mustafa ka folur rreth tri çështjeve duke i dhënë rëndësi të veçantë zhvillimit ekonomik në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij.

“Javën e kaluar kemi aprovuar programin qeverisës, me të cilin kemi punuar edhe para zgjedhjeve. Rëndësi i kemi dhënë zhvillimit ekonomik. Pobleme ne zhvillimin ekonomik janë edhe problemi i hapjes se vendeve te punës, niveli i larte i varfërisë të cilën na duhet ta ulim”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa flet në debat të hapur

Sot Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit FOL Hapur. Në këtë diskutim i ftuar do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat