Kështu ka vendosur Qeveria që t`i falë borxhet e qytetarëve

Kosova

Kështu ka vendosur Qeveria që t`i falë borxhet e qytetarëve

Nga: Mimozë Lakna Më: 4 mars 2015 Në ora: 07:13

(E plotësuar) -Ministri i Financave Avdullah Hoti,tha se komisioni ka rekomanduar që falja e borxheve duhet të bëhet me ligj.

"Ne do të fillojmë menjëherë punën me përgatitjen e draftligjit për faljen e borxheve që do të shkoj në Kuvendin e Kosovës për aprovim. Draftligji është përfshirë në programin për legjislativ për vitin 2015 dhe është mandatuar I njëjti komision që të punoj në ligjin e ri për faljen e borxheve", potencoi Hoti.

Ai tha se, falja e borxheve të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa theksoi se, të gjithë ata që do të kryejnë obligimet nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 t`iu shlyhen të gjitha borxhet nga viti 2008 e më herët.

“Përveç faljes së borxheve deri në fund të vitit 2008 kemi bërë disa incentiva shtesë që t`i kryejnë procedurat për faljen e borxheve. Komisioni është marrë vesh që të gjithë ata që do të kryejnë obligimet nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 t`iu shlyhen të gjitha borxhet”, u shpreh ministri Hoti.

Ministri Hoti, tha se, ligji për faljen e borxheve do të vlej një vit nga hyrja në fuqi dhe do të saktësoj se cilat borxhe do të falen.

“Në parim ne kemi rekomanduar që në parim që të shkohet me faljen e borxheve sa i përket furnizimit me energji, furnizimit me ujë, me ngrohje, pagesave për mbeturina, obligimet e qytetarëve dhe bizneseve ndaj ATK-së dhe ndaj administratës doganore dhe obligimet e qytetarëve ndaj bizneseve për pagesën e tatimit në pronë”, theksoi ai.

Ministri Avdullah Hoti, theksoi se, 90% e qytetarëve që do të përfitojnë nga falja e borxheve janë raste me të ardhura të ulta si dhe biznese të falimentuara për shkak se nuk kanë mundur t`i shlyejnë borxhet.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës vendosi për themelimin e komisionit qeveritar për hartimin e dokumentit për Fondin për Investim dhe Punësim-fondin zhvillimor.
Ky fond do të themelohet me mjete nga buxheti i Kosovës si dhe nga donatorët.

Kuçi propozon kryeministrin ta udhëheq Fondin për Zhvillim

(E plotësuar) - Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi i ka propozuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që ta udhëheq fondin e komisionit Zhvillimor për Investim dhe Punësim.

Pas një debati në mbledhjen e Qeverisë u miratua pika tre e cila mbështetë themelimin e Komisionit qeveritar për hartimin e projekt- dokumentit për fondin për Investim dhe Punësim.

Avdullah Hoti mban konferencë për media

Sot Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Pas mbledhjes, ministri i Financave, Avdullah Hoti, do të mbajë konferencë për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat