Qeriqi ultimatum: Javën tjetër protestohet nëse nuk publikohen listat

Kosova

Qeriqi ultimatum: Javën tjetër protestohet nëse nuk publikohen listat

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:02

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i ka dhënë ultimatum Komisionit për Verifikimin e Veteranëve që brenda kësaj jave ti publikojë të gjitha listat e veteranëve, ose në të kundërtën do të protestojnë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar edhe mendimin e bashkëluftëtarëve tjerë nëse janë të pajtimit që të dalin në protestë.

Ky është postimi i plotë i Qeriqit në Facebook:

Bashkluftarë të nderuar,komisioni qeveritar për statusin e veteranit të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet këtë javë ta përmbyll kët proces, I cili ka filluar qe më tepër se dy vite, pra këtë javë duhet të dal me listat përfundimtare.
Mendoj se çdo shtyrje e mëtutjeshme është e padrejtë dhe e papranueshme pra kërkoj edhe nga ju të nderuar bashkëluftar se në rast se këto lista nuk publikohen këtë javë, Javen tjetër të protestojm bashk para qeverisë të republikës së Kosovës, sepse qëllimshëm ky proces po prolongohet bile po ndëgjoj zëra të ndryshem që thuhet se po mundohen që këtë proces ta shtyejn deri në fund të këtij viti që ky bugjet I cili është ndarë për këto kategori për vitin 2015 të bartet në ndonjërin dikaster të qeverisë për nevoja të tjera .
Krejt në fund kisha kërkuar mendimin e juaj a është rruga më e mirë që javen që dotë vie të protestojm me qëllim që të ushtrojm presion që ky proces të përmbyllet njëher e për gjithmon.Mendimi im është që javen tjetër të dalim bashk në protestë në të kundërten ky proces nuk dotë përfundoj kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat