Inspektorët i gjobisin taksistët ilegal të kryeqytetit (Video)

Kosova

Inspektorët i gjobisin taksistët ilegal të kryeqytetit (Video)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:59

Inspektorët komunalë të trafikut kanë dalë sot nëpër Prishtinë, ku kanë kontrolluar për dokumente shoferët e linjave të trafikut urban, taksistët ilegalë por dhe ata legalë.
Shoferët e autobusëve të linjave të rregullta të trafikut urban, të cilët nuk e kishin dokumentacionin në rregull, nuk kanë shpëtuar pa gjoba.
Por, taksistët ilegalë në Prishtinë e kanë pësuar edhe më keq. Si raporton Klan Kosova, ata përveç se janë gjobitur, disa prej tyre u është konfiskuar edhe vetura.
Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ardian Gashi tha se ky aksion i kontrollit ka ardhur si pasojë e ankesave të shumta të qytetarëve të Prishtinës lidhur me veprimtarinë ilegale të taksive por dhe të autobusëve.
“Inspeksioni do të vazhdojë punën sa i përket kontrolleve të këtyre linjave. U sugjeroj të gjithë atyre që merren me punë ilegale që mos ta bëjnë një gjë të tillë sepse do të ndiqen nga ligji”, tha Gashi për Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat