Haradinaj: Kryeministër i vendit është njeriu i dosjeve e mafisë (Video)

Kosova

Haradinaj: Kryeministër i vendit është njeriu i dosjeve e mafisë (Video)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:21

Ramush Haradinaj u ka uruar suksese atyre që kanë shkuar prej AAK'ss duke shtuar se nuk janë degë e nëndegë por disa individë.
Kreu i AAK'së Ramush Haradinaj planin e qeverisë nuk e quan as plan, duke shtuar se gjendja është mjaft e vështirë dhe qeveria duhet të bëjë takime maratonike por jo duke u strehuar në facebook.

Haradinaj, këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik "Rrokum Roll' në Tv Rrokum.

"Po shkojnë 100 ditë të qeverisjes dhe nuk po shohim plan qeverisës, por po shohim ku ka ma pakë njerëz në vend, ma shumë sfida dhe shumë probleme tjera", ka theksuar Haradinaj

"Kryeministri i vendit është njeriu që ditën kur është bërë kryeministër ia burgosën një të afërt, njeriu i cili ka mbi 70 dosje në vend, njeriu i mafisë së ndërtimeve në 'Prishtinë dhe njeriu i cili si u bë kryeministër 100 mijë njerëz e kanë lëshuar vendin"

Kreu i AAK's ka theksuar se përgjegjësinë që 8 vite e mbajnë këta që janë në pushtet e kulaçin ma se shumti e ndajnë PDK e LDK.


Ramush Haradinaj i ftuem special i RROKUM ROLL by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat