Bordi i RTK-së i kërkon drejtorit shfuqizimin e vendimit

Kosova

Bordi i RTK-së i kërkon drejtorit shfuqizimin e vendimit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:14

Për shkak të tejkalimit të procedurave, Bordi i RTK-së, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm, që t'a shfuqizojë konkursin për Kryeredaktorë.

"Për shkak të tejkalimit të proceduarave gjatë procesit të konkursit për zgjedhjen e kryeredaktorëve, Bordi i RTK-së, në mbledhjen e vet të mbajtur më 3 mars 2015, merr vendim që të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm shfuqizimin e vendimit të datës 02.03.2015 për zgjedhjen e kryeredaktorëve.

Kjo kërkesë e Bordit në asnjë rast nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve dhe të të zgjedhurve, të cilët inkurajohen të jenë pjesë e procesit të ardhshëm për zgjedhjen e kryeredaktorëve", thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat