Flamur Shala tregon pse e braktisi PDK-në për LDK-në

Kosova

Flamur Shala tregon pse e braktisi PDK-në për LDK-në

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:45

Shquhet si një nga opozitarët më të zëshëm në në asamblenë komunale të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Flamur Shala njihet edhe si një nga kundërshtarët më të rreptë të qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë.

Por pak kush e di se ai i takonte Partisë Demokratike të Kosovës deri pak vjet më parë.

Shala për të kaluarën dhe të tashmen e tij politike ka folur të martën gjatë debatit në Info Magazine të Klan Kosovës.

"Në PDK kam qenë deri para 4 vjetëve. Atje nuk e gjeta vetën asnjëherë, prandaj erdha në LDK", ka thënë asambleisti i LDK-së.

Duke komentuar natyrshmërinë e këtij kalimi, Shala tha se këtë e kishte bërë për arsye parimore dhe krejtësisht politike.
"Unë kalova në LDK kur kjo parti ishte në opozitë. Unë e lash pushtetin për të kapërcyer në opozitën e Lidhjes Demokratike të Kosovës", tha Shala.

Duke qenë pjesë e debatit përballë Imer Rusinovcit të AAK-së, Shala megjithatë pranoi se koalicioni me PDK-në e bënë të ndihet mirë, pasi dikur ishte pjesë e kësaj partie.

"Po natyrisht që po, tashmë është koalicioni me PDK-në në qeverisjen qendrore, por kjo qeveri udhëhiqet nga kryetari Isa Mustafa. Unë them se LDK do të rritet, sidomos në Prishtinë dhe për këtë ju premtoj. LDK ëhtë parti shtetformuese, prandaj ka aderime te reja prej partive te tjera ", ish anëtari i PDK-së.

Por Rusinovci ka replikuar me Shalën, duke thënë se kapërcimet e një apo dy individëve në këtë parti, janë një prostitucion politik.

"AAK është parti stabile dhe ka qëndrueshmëri. Kjo u konfirmua edhe në Kuvendin Zgjedhor. Kjo vlenë edhe për Prishtinën", përfundoi Rusinovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat